FIFA përjashton Platinin nga lista e kandidatëve

Komiteti elektoral Ad Hoc i FIFA-s ka pranuar 5 kandidaturat e para që do të garojnë për postin e presidentit në kongresin e jashtëzakonshëm të Fifas që është në program 26 Shkurtin e ardhshëm në Zyrih të Zvicrës.

Nuk është përfshirë ndër 5 kandidatët emri i Michel Platini i cili për momentin është i pezulluar nga komisioni i etikës në FIFA, megjithatë presidenti aktual i Uefas mund të bëhet pjesë e garës gjatë muajve në vazhdim nëse lirohet nga cdo akuzë.

5 kandidatët e përfshirë në garë nga komiteti elektoral janë: princi jordanez Ali Bin Al Hussein, i cili shikohet si një nga favoritët kryesorë për tu bërë presidenti i ri i Fifas, Sheikh Salman Bin Ebrahim Al Khalifa, francezi Jerome Champagne, sektretari i përgjithshëm i Uefas italiani Gianni Infantino dhe Tokyo Sexwale.

SHKARKO APP