“Fijet”, çmontohen 20 kamera të tjera ilegale në 4 qarqe

20 kamera të tjera të instaluara në kundërshtim me ligjin janë sekuestruar në kuadër të operacionit në koduar policor “Fijet”. Njoftohet se kamerat janë sekuestruar në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës. Për këto raste, kanë nisur hetimet për tetë persona për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.

Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i personave që janë në hetim. Më konkretisht, Peshkopi, u çmontuan dhe 7 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin, si dhe nisën hetimet për një qytetar me iniciale R. D. Në total, deri më tani, në qarkun Dibër, janë çmontuar 13 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 5 persona.

Në qytetet Korçë dhe Pogradec bëhet e ditur se janë çmontuar dhe 6 kamera dhe kanë nisur hetimet për shtetasit S. M., J. Xh., A. Ç. dhe Th. M. Në total, deri më tani, në qarkun Korçë, janë çmontuar 67 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 28 persona.

Në Tiranë janë çmontuar dhe 4 kamera dhe janë iniciuar hetimet për E. Ll. dhe E. C. Në total, deri më tani, në qarkun Tiranë, janë çmontuar 224 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 46 persona.

Kurse, në Durrës në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 3 kamera dhe kanë nisur hetimet për një qytetar me iniciale D. M. Në total, deri më tani, në qarkun Durrës, janë çmontuar 57 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 12 persona.

SHKARKO APP