Filantropi, Princi i Arabisë ofron 28,8 miliardë euro për bamirësi

 

Princi miliarder i Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal ka deklaruar se do të dhurojë pasurinë e tij prej 28, 8 miliardë eurosh, ose 32 miliardë dollarë për bamirësi.

Prince Alwaleed është 60 vjeç dhe është një nga njerëzit më të pasur në botë. Ai tha se është frymëzuar nga Fondacioni Gates, i ngritur nga Bill dhe Melinda Gates në vitin 1997.

Paratë do të përdoren për të “nxitur mirëkuptimin kulturor”, “për të fuqizuar gratë”, dhe “për të ofruar lehtësime në raste fatkeqësish”.

Gates e vlerësoi vendimin, duke e quajtur atë një “frymëzim për të gjithë ata që punojnë në filantropi në mbarë botën”.

Princi Alwaleed renditet sipas revistës “Forbes” në vendin e 34, në listën e njerëzve më të pasur në botë.Paratë do të shkojnë për organizatën bamirëse të princit, “Alëaleed Philanthropies”.

“Filantropia është një përgjegjësi personale, të cilën unë e fillova më shumë se tre dekada më parë dhe është një pjesë e brendshme e besimit tim islam”, tha ai në një deklaratë.

Deklarata e princit Alwaleed vjen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kur myslimanët inkurajohen të bëjnë bamirësi për të ndihmuar nevojtarët.

SHKARKO APP