Fildes Hafizi, vrasje për pasion ….apo? Zbulohet letra që babai i dërgoi…
Një letër që babi I së ndjerës dërgoi një vit më parë, në ministrinë e Drejtësisë, hedh dritë mbi motivet që cuan Fadil Kasemin në ekzekutimin me një plumb në kokë të gjyqtares së Shkodrës.
Në këtë letër babi I të ndjerës Fildes Hafizi, Benjamin Hafizi rendit episode të dhunës psikologjike dhe kërcënimet me jetë që autori I vrajes kishte bërë ndaj saj. Mes tyre përmendet edhe fakti që, Fadil Kasemi nuk e kishte pranuar divorcin dhe e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij të rikthehej në shtëpi tek ai, në rast të kundërt do ta vrsite.
I kontaktuar në telefon, ish-ministiri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se në zyrën e tij brenda një viti kanë ardhur më shumë se 4000 letra nga populli dhe me rastin konkret nuk ishte njohur.
Blitz.al ka siguruar letrën që babi i gjytares i ka dërguar ministrit të drejtësisë duke I kërkuar mbrojtjen e vajzës së tij. “Jeta e Fildesit është në rrezik. Merreni në mbrojtje”,-shkruhet në letër.
Fildez Hafizi, 38 vjeç me profesion gjyqtare -magjistratë ishte ndarë nga bashkëshorti I saj Fadil Kasemi dy vjet më parë. Ajo ushtronte profesionin si gjytare në gjyatën e rrethit gjyqësorë Shkodër dhe menjëherë pas divorcit denoncoi dhunën dhe kërcënimet që I vinin nga ish bashkëshorti I saj.
Por pavarësisht kësaj, kërcënimet me jetë skishin ndalur, deri më 31 gusht kur ajo u qëllua me një plumb në kokë, brënda automjetit të saj nga ish bashkëshorti. Autori pranoi vrasjën e saj, faktin që është vetdorëzuar dhe ndjesën publike ndaj fëmijëve. Ai s’ka pranuar të jap asnjë shpjegim për shkaqet që e cuan në aktin final. Ndaj tij gjykata e krimeve të rënda vendosi një avokat kryesisht, pasi autori ska pranuar të përfaqësohet me mbrojtës në gjyq. Mësohet se prej 6 ai kishte negocjuar për të blerë armën me të cilën kreu vrajsen e ish gruas së tij, nënë e dy fëmijëve.
Fadil Kasemi është i pari bashkëshort që do të marr dënimin kapital për vrajse, pasi ndryshimet në kodin e procedurës penale, nuk favorizojnë autorin edhe kur ai pranon krimin. /Blitz.al/


KOHA JONË SONDAZH

