“Fillim Vjeshte” në Vlorë, prangosen dy persona me 65 kg hashash

Policia e Vlorës njoftoi se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fillim Vjeshte”.

Nga ky operacion janë sekuestruar 65 kilogramë hashash dhe u kapën në flagrancë 2 persona.

Ata janë shtetasit: Redian Qekaj, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Olgert Qekaj, 26 vjeç, banues në fshatin Dushkarak të Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seksioni kundër narkotikëve, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasve të mësipërm, kushërinj me njëri-tjetrin, ka konstatuar një sasi lënde narkotike prej 65 kg kanabis, e cila ishte e vendosur dhe e ndarë në 13 thasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, një pjesë e lëndës narkotike u konstatua në një stan brenda fshatit Dushkarak, i cili është në pronësi të shtetasve të mësipërm.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një automjeti tip “Fuoristradë” me targë VL3573C, i cili ishte gati për të transportuar drogën në momentin e kapjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?