Fillon koha e keqe në Veri. Ikin dritat

Tani po fillon tamam dimri i vertetë. Deri tani ka qenë siMoti i keq që ka përfshirë vendin mëngjesin e së martës ka bërë që të mbeten pa energji elektrike disa zona në vend. OSHEE njoftoi se për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë 110 kv në Qafë Mali të mbeten pa energji zona të tëra. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar mëngjesin e së martës për një ndërprerje të energjisë në nënstacionet Kalimash, Krumë, Kukës, Rexhepaj. Pa energji janë Kukësi, Hasi, Tropoja dhe një pjesë e Pukës. Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe HEC-et Belë, Lapaj, Pobreg dhe Çernalevë; ku po punohet për riparimin e defekteve.

SHKARKO APP