Fillon moti i keq në krejt vendin

Sikundër ishte parashikuar, moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin këtë fundjavë.

Në veri dhe juglindje kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Policia këshillon drejtuesit e automjeve që lëvizin drejt Pukës dhe Korçës të përdorin zinxhirë dhe të bëjnë kujdes.

Në zonën e Dardhës raportohet se trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në Pukë deri në 12 cm.

Moti i keq me reshje shiu e dëbore pritet të vazhdojë gjatë githë muajit janar.

SHKARKO APP