Fillon projekti i grumbullimit të mbetjeve të diferencuara në Bashkinë Berat

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Berat, Kompanisë AMIA Verona dhe Kompanisë Infinit Construction, mbi projektin e riorganizimit të shërbimit të mbledhjes së mbeturinave në qytetin e Beratit. Të pranishëm në ceremoni ishin Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj, Presidenti i Kompanisë Amia Verona Z. Andrea Miglioranzi, Administratori i Kompanisë Infinit Construction Z. Krenar Merko dhe specialistë të grupit teknik.

Projekti synon mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, duke përdorur tre kontenierë të diferencuar për mbetjet organike, për mbetjet e rikuperueshme  dhe për mbetjet e parikuperueshme.

Brenda muajit Prill, në prag të sezonit turistik, do të fillojë zbatimi në terren i projektit në lagjet Muzeale Kala, Mangalem dhe Goricë, për të vijuar më tej me zona të tjera të qytetit.

Trajtimi i mbetjeve të rikuperueshme (letër, karton, plastikë, metal) do të kryhet në impiante të përgatitura posaçërisht .

I gjithë organizimi i shërbimit do të paraprihet nga një fushatë ndërgjegjësimi dhe komunikimi me nxënësit, qytetarët dhe bizneset për seleksionimin korrekt te mbeturinave,si dhe për t’a parë këtë projekt si përfitim për mjedisin e qytetit dhe reduktimin e ndotjes, por edhe si një kthim pozitiv i imazhit për të favorizuar fluksin turistik .

b1 b2 b3 b4 b5

SHKARKO APP