”Fillon puna për mbistrukturën”, Mazniku: Drejt përfundimit Ura e Bilçës në Berat
Vijon puna për ndërtimin e urës së Bilçës në Berat, ku pas vendosjes së trarëve fillon puna për mbistrukturën e urës. Ministri Arban Mazniku ka postuar foto nga puna për ndërtimin e kësaj ure, ku nënvizon edhe se është një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar. ”Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, e së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me të gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit të Rilindur mijëravjeçar’‘,-shkruan Mazniku.