Fillon rrethimi i kryeministrisë nga policia

 

Qindra forca policie janë vendosur pranë kryeministrisë, në përgatitje për protestën e sotme të opozitës. Forcat speciale dhe blindat janë vendosur në pjesën e pasme të godinës së kryeministrisë, pranë Televizionit Publik Shqiptar. Mendohet se protesta e opozitës do të zgjasë për disa orë, ndërsa nga të gjitha qytetet janë nisur protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike. Grumbullimi i njerëzve do të bëhet nga sheshi Skënderbej, për t’u zhvendosur drejt kryeministrisë. 

SHKARKO APP