Fillon testimi i vaksinës së re kundër koronavirusit në SHBA

Në Shetet e Bashkuara të Amerikës do të testohet vaksina e parë kundër koronavirusit, njoftoi  të hënën Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundeve Infektive. Studimi synon që të marrë të paktën 45 persona të rritur të shëndetshëm në një periudhë kohore prej një jave. Secili pacientë do të marrë dy injeksione rreth një muaj larg nga doza e parë.

Studimi, i cili është në fazën e parë, ka për qëllim të vërtetojë që vaksina jep përgjigjen e dëshiruar në sistemin imunitar të personave. Duke shpresuar se vaksina do të jetë efektive në parandalimin e infeksionit të COVID-19, studiuesit thonë se do të duhet më shumë kohë dhe më shumë testime për të.

“Gjetja e një vaksine të sigurt dhe efektive për të parandaluar infeksionin e koronavirusit është një përparësi urgjente e shëndetit publik,” tha drejtori i NIAID Dr. Anthony Fauci në një deklaratë të hënën. “Ky studim i fazës 1, i nisur me shpejtësi rekord, është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi.”

SHKARKO APP