Filmi spanjoll “Arracàs” fiton Ariun e Artë të Berlinales

Nga DW-

Festivali i 72-të i Filmit në Berlin u dominua nga regjisoret dhe kineastet, të cilat ishin edhe fituese të çmimeve kryesore të Berlinales.  

Fituesja e Ariut të Artë për filmin më të mirë është regjisorja spanjolle Carla Simón, për filmin e saj, “Alcarràs”, që bazohet në përvojat e familjes së saj. Në film familja Solé ka një pemishte me pjeshkë, që kërcënohet nga ndërtimi i paneleve diellore. Trupa e aktorëve të filmit të saj nuk kishte përvojë të mëparshme aktrimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Berlinale Filmstill Alcarràs von Regisseurin Carla SimónPamje nga filmi “Alcarràs”

Swiss Digital Mobile Reklama

Juria vlerësoi “portretizimin, butësinë, gëzimin dhe humorin e jashtëzakonshëm” të filmit “Alcarràs”.

Familja e regjisores Carla Simón kultivon pjeshkë në Alcarràs, prandaj ajo ua kushtoi çmimin të gjithë fermerëve që kujdesen që njerëzit e tjerë të kenë ushqim në tryezë.

Berlinale 2022 Carla Simon erhält den Goldenen Bären
Carla Simon

“Tani e konsideroj veten si bijë të Berlinales,” tha Carla Simón, e cila në vitin 2017 po në Berlinale premierën e filmit të saj të parë “Frida’s Summer”.

Gjysmën e çmimeve e fituan gratë

Pas shpalljes së programit për konkursin e Berlinales 2022 ra në sy numri i madh i regjisoreve dhe kinesateve. Shtatë nga 18 filmat ishin bërë nga regjisore femra dhe katër prej veprave të tyre u vlerësuan me arinj.

Përveç Ariut të Artë për Carla Simón, me Arinj të Argjendtë u nderua Natalia López Gallardo për filmin “Robe of Gems”) dhe Claire Denis si regjisorja më e mirë për filmin “Avec amour et acharnement”.

Berlinale | Preisverleihung - Claire DenisClaire Denis u nderua si regjisorja më e mirë për filmin “Avec amour et acharnement”

Po ashtu me Arinj të Argjendtë u nderuan edhe produksioni indonezian “Nana” nga regjisorja Kamila Andini. Kurse Laura Basuki mori Ariun e Argjendtë për interpretimin më të mirë në një rol dytësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?