Filxhanin ja përplasi kolegut në fytyrë, deputeti shqiptar: U provokova, shpreh keqardhjen time

Deputeti shqiptar i BDI-së, Arbër Ademi reagoi për incidentin e ndodhur një natë më parë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në Komisionin për Çështje Evropiane. Hedhjen e filxhanit në fytyrë kolegut, Ademi e cilëson një akt që erdhi i provokuar nga deputetët e opozitës.

“Në radhë të parë po më vjen keq për ato që ndodhën mbrëmë në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe shpreh keqardhje për gjithë ato skena të cilat ndodhën të provokuara nga opozita.

Agjenda reformuese parlamentare e kësaj qeverie duhet të vazhdojë, mos të biem pre e provokimeve të cilat janë në fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP