Finalja e Champions, Barcelona shkatërron Juventusin, 3 me 1

 

Barcelona ka mundur Juventusin 3 me 1 në mbrëmjen e Berlinit duke u shpallur kampione e Europës për herë të pestë. Katalanasit shënuan me Rakitiç në minutën e 4 të pjesës së parë. Ishte Suarez që shënoi golin e dytë të sfidës. Në fund ishte Neymar që vulosi gjithçka.

Juventus ka barazuar në pjesën e dytë e finales së Ligës së Kampionëve. Por Barcelona ka kaluar sërish në avantazh, 2:1.

Pjesa e dyte ka nisur me asnjë ndryshim në formacionet e të dyja skuadrave. Barcelona gjuan topin e parë, mirëpo e humbet shpejt atë. Juventusi ushtron presing dhe arrin të fitojë një faull. Pirlo kroson, por Pike largon në goditje nga këndi.

 

Pjesa e parë

Min 45- Mbyllet pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve, midis Barcelonës dhe Juventusit. Dy skuadrat ndahen vetëm nga një gol i shënuar nga Rakitiç në minutën e katërt të takimit, pas një asistimi të Iniestës.

Rakitiç në momentin që shënon golin

Min 44-Nejmar rrëmben një top të gabuar në krahun e majtë dhe kroson për Suarezin, i cili është i vetëm me Bufon. Uruguaiani tenton ta godas topin me kokë, por ai ishte shumë i lartë.

Min 41-Suarez ka dy shanse mjaft të mira brenda 1 minute. Në rastin e parë godet nga jashtë zone por topi përfundon jashtë, në të dytin godet nga krahu i majtë pasi merr një top fantastik, por grushtohet nga Bufon.

Min 25– Rast për Juventusin. Një top i Pogbasë në zonë largohet nga mbrojtja e Barcelonës dhe përfundon në këmbët e Markizios, i cili godet nga jashtë zone, por topi përfundon vetëm pak mbi traun e portës.

Min 20– Pogba depërton mjaft bukur nga e majta dhe shërben për Tevez, mirëpo Pique arrin që ta largojë topin në goditje nga këndi.

Vidal ndëshkohet me të verdhë

Min 10– Karton i verdhë për Arturo Vidal. Ky i fundit, pasi e lëshoi topin para, ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Serxhi Busketsit.

Min 4– Jordi Alba kombinon me Neymar-in në krahun e djathtë. Ky i fundit ia kalon topin Andres Iniestës, i cili shërben për Ivan Rakitiç. Kroati e ka të lehtë të shënojë nga brenda zonës.Ka startuar finalja e madhe e  Champions League mes Juventusit dhe Barcelonës. Në një atmosferë fantastike dhe entuziaste, dy skuadrat më të mira të Europës kanë zbritur në fushën e blertë. Kaluan vetëm 4 minuta dhe skuadra e Barcelonës kaloi në avantazh me Raketic, duke e cuar rezultatin 1-0.

FORMACIONET

JUVENTUS (4­3­3): Buffon, Lichtsteiner, Barzagli, Bonucci, Evra, Marchisio,

Pirlo, Pogba, Vidal, Tevez, Morata.

Rezervat: Storari, Ogbonna, Padoin, Sturaro, Pereyra, Matri,

Llorente. Mungesat: Caceres, Chiellini.

BARCELONA (4­3­3): Ter Stegen, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Rakitic,

Busquets, Iniesta, Messi, Suarez, Neymar.

Rezervat: Claudio Bravo, Bartra, Mathieu, Adriano, Xavi, Rafinha.

Pedro. Mungesat: S’ka.

Gjyqtar: Cuneyt Cakir

19:30­Barcelona mbërrin në Stadiumin Olimpik të Berlinit

SHKARKO APP