Finalja e Champions League, Barcelona – Juventus

 

Real Madrid rri ne shtepi. Juventus bën mrekullinë. Ia del të kualifikohet në finalen e Champions League pas 12 vitesh mungesë. Me barazimin 1-1 në “Bernabeu”bërballë kampionëve në fuqi të Europës, Real Madrid arrin të shkojë më tej.

Ndonëse kishte fituar në ndeshjen e vajtjes, Juventus-i nuk ishte favorit për kualifikim dhe kush ka parë pjesën e parë, ndoshta ka menduar se gjithçka kishte mbaruar para kohe.

Pjesa e parë ishte për “los blankos”, por nuk mjafton. Në të dytën u treguan një skuadër pa karakter dhe e pa vendosur para portës. Penalltia e shënuar nga Ronaldo në fillim të takimit u barzua Morata në të 57-ën.

Pas golit, Juventusi u tërhoq. Bëri atë që di të bëjë mirë një skuadër italiane. U mbrojt.

Është finalja e 8-të për bardhezinjtë, që kërkojnë trofeun e 3-të në histori, ndërsa Real-i po mbyll në mënyrën më dëshpëruese të mundshme sezonin, që nuk do t’i japë asnjë trofe.

SHKARKO APP