Finalja, Eugent Bushpepa shkëlqen në Eurosong. Votoni numrin 12!
Dhjetra milionë shikues në mbarë Europën dhe në Australi janë mbërthyer sonte përpara ekraneve. Për herë të parë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest, janë tre shqiptarë, të cilët janë gjithashtu mes pretendentëve.
Eugent Bushpepa ngriti në peshë skenën në Festivalin Europian e Këngës, teksa këndoi i 12-ti. Me vokalin e tij të magjishëm, Bushpepa përfaqëson denjësisht Shqipërinë.
Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, janë edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë Italisë.
Shqiptarë kudo që ndodheni jashtë Shqipërisë, lutemi votoni numrin 12, pasi vota shkon për Shqipërinë.
Votoni numrin 12!

KOHA JONË SONDAZH

