Financat, strategji për buxhetin dhe uljen e borxhit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një strategji të re për menaxhimin e financave publike, për t’i dhënë zgjidhje problemeve të hasura gjatë viteve të fundit, si mosrealizimi i planeve të buxhetit tejet optimiste.

Parashikimi i të ardhurave synohet të jetë më realist, ndërsa mbledhja e tyre pritet të stabilizohet përmes rritjes së efikasitetit të administratës tatimore. Kjo nënkupton edhe zgjerimin e bazës tatimore deri vitin e ardhshëm me mbi 30 mijë individë dhe rreth 16 mijë biznese shtesë që aktualisht nuk paguajnë taksa.

Deri në vitin 2021 qeveria synon të ulë borxhin publike në 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke ulur shpenzimet, por pa cenuar investimet publike. Financat kërkojnë të ushtrojnë një kontroll më të madh mbi shpenzimet e institucioneve qendrore dhe atyre nën varësinë e bashkive, përmes forcimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe monitorimit të ngushtë të projekteve të Partneritetit Publik Privat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?