Financial Times në Bajram Curri: Burrat po ikin nga Shqipëria, gratë fitojnë liri të reja
Gazetarja britanike e Financial Times, Camilla Bell Davies ka kryer një reportazh nga qyteti i Bajram Currit. Edhe pse turizimi ka sjell një hov të ri, kostot e jetesës dhe papunësia janë të larta dhe shumica prej tyre ikin prej mërzisë dhe një sensi dëshpërimi, vijon shkrimi i saj, por largimi i burrave ka hapur mundësi të reja për gratë.
Camilla në reportazhin e saj jep historinë e grave sipërmarrëse. Sipas saj, shumë prej tyre, sigurojnë bukën me aftësitë që kanë për të pastruar, thurur apo bërë punë shtëpiake ose të mbajnë një dyqan.
Një personazh i reportazhit i tha gazetares se ndërsa gratë bëhen zonja shtëpie, burrat qëndrojnë në lokale duke pirë raki, shpeshherë duke u ndjerë të pafuqishëm. Femrat përveç se zonja shtëpie, po mësojnë aftësi të reja nga liria e fituar. Gerta një prej personazheve të reportazhit ka hapur dyqanin e saj dhe drejton një uebsite. Ajo ka mësuar aftësi teknologjike dhe do të shkojë në universitet vitin e ardhshëm.
Për çdo histori suksesi, ka edhe një dramatike nga pas. Shumë nëna duhet të punojnë që të shlyejnë borxhet e fëmijëve të tyre të ikur me varka.
Camilla sjell edhe dy fakte interesante. Në vitin 2021, 71 për qind e të regjistruarve në universitete në Shqipëri ishin gra, nga 58 për qind një dekadë më parë. Ndërkohë pjesëmarrja e meshkujve në fuqinë punëtore ka rënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë 30 viteve të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

