Financimet e partive politike, Çoçoli: KQZ e politizuar, nuk dimë ku shkojnë paratë që jepen për fushatat elektorale
Eksperti i ekonomisë dhe drejtuesi i emisionit “Ekopolitikë”, Fatos Çoçoli, ka folur në lidhje me financimin e partive poltike në vendin tonë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Rtv Ora, ai tha se në vendin tonë nuk zbatohet ligji për mënyrën se si funksionojnë, si regjistrohen dhe si i mbajnë llogaritë financiare, subjektet politike.
Sipas tij në Shqipëri, partitë politike finacohen edhe nga njerëz jashtë kufijve, sakaq shton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është i politizuar.
Më tej ai shtoi se nuk ka asnjë raport se si shpenzohen paratë që jepen për fushatat elektorale.
“KQZ është krijesë e partive, udhëhiqet nga nejrëz që janë zgjedhur nga njerëz politik. Nuk kemi arritur ne që të kemi një strukturë që të kontrollojë në mënyrë të pavarur partitë politike. Shteti nuk ekziston për partitë tona. Se kush i financon partitë nuk e dimë.
Sipas nenit, është tërësisht e ndaluar që persona që nuk janë me banim në Shqipëri të financojnë partitë, po për fat të keq kemi financime edhe jashtë kufijve. Në këtë kuptim, nuk kemi një rast të vetëm ku KQZ të thotë se e kontrollova dhe më ka dalë abuzues me despozitat e ligjit.
Nuk kemi një raport të vetëm të bërë pubklik nga KQZ, që të thotë se filan parti u kap një shkelje. Me ligj KQZ ka të drejtë që të kontrollojë se si shpenzohen paratë që jepen për fushatat” deklaroi Çoçoli.