Financimet ruse, Berisha: Rama kujton se me sharje do mbulojë vjedhjet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e degës nr.9 në Tiranë, nga ku hedhur akuzua ndaj kryeministrit Edi Rama dhe që i është rikthyer akuzave për financimet ruse.

”Flet ky dhe kujton se me sharje prej ordineri do mbulojë vjedhjet e tij. Ka një javë që merret me financimet ruse. PD i them pasardhësit të lidhur me dosjen Mitroklin, është partia që i bëri pluhur financimet ruse në PD.

Është partia e parë që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Slobodan Millosheviçit. Është partia e parë që dogji çdo interes ruse në këtë vend. Kjo parti dha një kontribut historik të jashtëzakonshëm në sigurinë e Europës me gazsjellësin TAP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë dalë dokumente se thuhet se ish-kryetari i partisë ka marrë financime ruse. Njeriu që mbylli dosjen duke i thënë Lulzim se i ke futur duart thellë në financimet ruse. E ka marrë peng Bashën me atë dosje, por nuk mund të marrë peng Partinë Demokratike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?