Financimi i fermerëve 3-fish më i ulët, ministrja Denaj: Mbështesim 65 mijë fermerë me skemë të drejtpërdrejtë
Fondi i vënë në dispozicion në skemat e mbështetjes për fermerët konsiderohet i pamjaftueshëm për zhvillimin e këtij sektori.
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj bëri të ditur se financimi i fermerëve për vitin 2024 nuk do të jetë aq sa nevoja e tyre, por trefish më i ulët, çka e rendit Shqipërinë të fundit për në rajon.
“Skema mbështetëse e fermerëve nuk është e plotë, është më e reduktuar se nevoja që kemi. Kemi kërkuar 5.2 miliardë lekë dhe kemi marrë 3.3 miliardë lekë por na është dhënë një hapësirë për të sjellë një skemë të re. Skema e re do të mbështesë bashkimin e fermerëve në vijim. Strategjia e re do jete 5 vjeçare dhe kërkon trefishin e buxhetit aktual”.