Finiq: Shtëpia plot me armë, pas djalit arrestojnë dhe babain

Policia e Sarandës ka arrestuar dhe babain e 37 vjeçari pasi në banesën e tij u gjetën 10 armë zjarri dhe municione luftarake.

Mësohet se I ati Jani Tendafili, pronari I banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq ku u gjetën armët ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Dhrovjani”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. P., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.12.2018, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

SHKARKO APP