Firmos dorëheqjen, deputetja rendit arsyet

Pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së, për djegien e mandateve, firmat e para nisën.  Deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj ishte ndër të parat që firmosi me dëshirë dorëzimin e mandatit të deputetes.

Në një reagim në facebook, Meçorapaj sqaron se hoqi dorë nga një privilegj, jo për pushtet por në kërkim të ndërtimit të një shteti te drejte.

“Dorëzova sot mandatin parlamentar për t’i dhëne fund shtetit te kapur, parlamentit te dale nga paratë e krimit dhe zgjedhjeve te fituara pa gare, nen dore dhe me ‘te fortët’. Ne, deputetet e PD, hoqëm dore nga një privilegj, jo për pushtet por ne kërkim te ndërtimit te një shteti te drejte”, përfundon ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përkundër presionit të faktorit ndërkombëtar, kryetari i PD-së nuk u tërhoq nga propozimi që u mbështet nga unanimisht nga Këshilli Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?