Firmoset dekreti, Italia nis fluturimet nga 3 qershori

Edhe pse është vendi në Europë më i prekur nga Covid-19, nisur nga 3 qershori, Italia do të lejojë udhëtimet dhe fluturimet brenda e jashtë vendit.

Kryeministri Giuseppe Conte, nënshkroi një dekret këtë të shtunë, ndërsa më herët gjatë javës, qeveria miratoi një paketë prej 55 miliardë eurosh për të kompensuar ndikimin ekonomik të pandemisë tek familjet dhe bizneset.

Ky vendim përbën një hap madhor në përpjekjet e vendit për të rihapur ekonominë, pas më shumë se dy muajsh karantinë. Italia kishte një prej bilanceve më të tragjike të vdekjeve për shkak të Covid-19, por nivelet e infektimit kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Kujtojmë se Italia ishte vendi i pare në Evropë që vendosi kufizime mbarëkombëtare kur rastet me Covid-19 filluan të shfaqeshin në rajonet veriore në muajin shkurt.

SHKARKO APP