Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor, Manastirliu: Moment historik

Është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit mes Universiteti Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit homolog BOKU të Vjenës për rritjen e partneritetit mes dy institucioneve akademike.

Ministrja e Arsimit dhe e Bujqësisë si dhe homologët e tyre austriakë ishin në Vjenë për finalizimin e kësaj marrëveshje, që është konsideruar si një hap kilometrik në ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe vizionit të qeverisë për arsimin dhe bujqësinë “2030”.

“Sot shënojmë një moment historik me nënshkrimin për herë të parë të një marrëveshjeje të tillë mes ministrive të Arsimit dhe Bujqësisë të dy vendeve tona, me qëllim për të transformuar dhe modernizuar Universitetin e Bujqësisë të Tiranës, duke standardizuar kurrikulën, përmirësuar kërkimin shkencor, themeluar programe të përbashkëta, me synim diplomat dyfishe me Universitetin BOKU të Vjenës, si rezultat final i kësaj marrëveshjeje”, tha Manastirliu.

Shkëmbimi i eksperiencave me Universitetin e Burimeve të Shkencave Natyrore dhe Shkencave të Jetës, i cili sipas renditjes prestigjioze ndërkombëtare është i 26-ti në botë, sipas zyrtarëve shqiptarë do t’i japë një mundësi të re të gjithë studentëve për të pasur një diplome dyfishe, ndërsa përshtatet dhe me aspiratën e Shqipërisë për integrimin evropian.

SHKARKO APP