Fishta: Dhunimi i gazetarit nuk tolerohet, sjellja e efektivëve jashtë kuadrit ligjor

Aksioni anti-drogë i Policisë së Shtetit i cili nxori në pah dështimin, ndërkohë që të revoltuar se nuk prangosën dot trafikantin, efektivët shtrinë në tokë gazetarin. Efektivët e policisë kaluan çdo kompetencë ligjore të detyrës së tyre me dhunimin e gazetarit! Kështu thotë kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, i cili për Report Tv theksoi se veprimet e policisë kërcënuan integritetin e gazetarit dhe të qytetarit.

”Nuk duhet të tolerohet rasti kur punonjësit e policisë kapërcejnë kompetencat e detyrës duke ushtruar forcë, të cilat i kërcënojnë integritetin e qytetarit apo gazetarit. Ishte një sjellje jashtë kornizës ligjore, edhe në kuptimin e performancës së policisë edhe në kuptimin e paraqitjes së shërbimit të policisë në raport me qytetarët dhe gazetarët që shohin nga afër këto situata”.

Fishta tha se performanca e policisë la shumë për të dëshiruar edhe në aspektin e profesionalizimit, të policisë në një situatë të tillë. Fishta tha se në këto raste duhet të merren masa që të garantohet jeta e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kjo situatë ka të bëjë dhe me informacione që ka policia në lidhje me ngjarjen konkrete. Në rastin konkret lënë shumë për të dëshiruar profesionalizmi i policisë në situatë të tillë. Të merren masa që të shmangen qytetarët nga ndërhyrjet që do të bëjnë punonjësit e policisë. Nuk kishte punonjës tjetër që duhet të orientonte qytetarin apo gazetarin në zonën e kryerje së operacionit, pasi mund të kishte edhe shkëmbim me armë. Janë gjëra që në fund të fundit i takojnë strukturave të policisë të bëjnë analiza për shërbimet dhe tu kërkohet edhe falje qytetarëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?