Fiter Bajrami/ Idrizi: Urojmë që paqja dhe lavdia qofshin mbi shqiptarët dhe Shqipërinë!
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi uron shqiptarët për festën e Fiter Bajramit, duke u lutur që paqja dhe lavdia qofshin mbi shqiptarët dhe Shqipërinë.
Urimi i Idrizit:
Motra e Vëllezër myslimanë shqiptarë
Gëzuar Fitër Bajramin!
Pas agjërimit, sakrificës, mëshirës, lutjes dhe adhurimit tek Zoti, në muajin e madhërishëm të Ramazanit ne kremtojmë sot, ditën e Fitër Bajramit.
Lutjet tona përgjatë këtij muaji kanë qenë një frymëzim, për të gjithë besimtarët, familjet tona dhe popullin tonë, i cili asnjëherë nuk e ka braktisur rrugën e ndriçuar nga Zoti.
Me mbështetjen e Tij, urojmë që paqja dhe lavdia qofshin mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë!
Gëzuar!