Fitim Zekthi flet për zgjerimin detar të Greqisë: Përbetimet e Ramës dëshmi se po shet diçka

Analisti Fitim Zekthi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për faktin se Greqia mund të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje, deklaroi se përbetimet që bën Edi Rama për këtë cështje, dëshmojnë se ai po shet dicka.

Për Zekthin, Edi Rama mund të bëjë edhe tradhti kombëtare, ndërsa shtoi se kryeministrit i intereson vetëm vetja dhe nuk sheh interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve.

“Nuk ka transparentë për këtë cështje. Në vitin 2009, zoti Rama përditë me radhë, zoti Tahiri dhe eksponeentë të tjerë të opozitës kanë thënë se Berisha ka vjedhur 354 km katror det. Ishte akuzë   e rëndë. Ndërsa, marrëveshja që bëri Sali Berisha si kryeministër ishte transparente. Rama tha se Greqia do të   shtyjë me 12 kilometër kufirin detar. Nuk thuhet përse u shty tani për shembull, ku do të shtyhet ky kufi, nuk dihet asgjë pra. Dihet që   Mesdheu ka qenë dhe mbetet situatë problematike, për interesa kryesisht ekonomike, ka konflikte.

Flitet se marrëveshja po mbyllet, por ne nuk dimë asgjë. Përbetimet e Edi Ramës janë dëshmi se ti po shet dicka. Nëse nuk po shet dicka, hap hartën dhe trego detajet. Rama duhet të   na thotë si rri akuza që ka bërë për shitje deti. Edi Rama duhet të   thotë se a preken brigjet shqiptare a jo, ndryshe po bën tradhti kombëtare. Liderët më të këqij janë ata që vetëm fajësojnë e   kundërshtojnë, Rama kur bën akuza, unë them se po bën tradhti kombëtare. Edi Rama duhet të sqarojë edhe si janë ndarë zonat ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rama nuk ka si dalë   nga ky ngërc, por do shajë të tjerët”, tha Zekthi.

Fitim Zekthi foli më tej edhe për zgjedhjet në Mal të Zi, duke thënë se thirrjet e Ramës për faktin se për kë duhet të votojnë   shqiptarët atje janë brutale.

“Edi Rama duhet të mos bëjë thirrje për votimet në Mal të Zi. Është përpjekje foshnjarake. Edi Rama është politikan që do t’ja dijë se cfarë ndodh sot, nuk do t’ja dijë fare për të ardhmen. Rama e di se opozita pro serbe në Mal të Zi është   problematike, por ama në periudhë afatgjatë, kryeministri ka prishur parimet. Janë cështje delikate këto. Nuk mund të bëhen thirrje kaq brutale. Rama e ka bërë thirrjen që të marrë shkelje syri nga zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë. Rama nuk duhet të   bëjë thirrje për kë duhet votuar në Mal të Zi.

Shqipëria nuk pyetet për cfarë ndodh në Mal të   Zi. Rama do të   fshehë krizën e vet duke bërë sikur di për cështje rajonale. Sigurisht që situata në Mal të   Zi është   kritike, kishte një   grusht shteti atje, sikur u tha. Gjukanovic është një lider autoritar anti Serbisë. Rama nuk duhet ta bënte këtë thirrje, sepse iu jep shkas edhe liderëve serbë prsh të bëjnë thirrje ndaj komunitateve serbe në Kosovë  etj, është gjë e keqe për shqiptarët pra kjo thirrje”, u shpreh Zekthi.

Më tej, Zekthi theksoi se Edi Rama është ndër ata politikanë që   ka shitur disa herë interesin kombëtar, pasi prishi teatrin, ka lënë   shqiptarët në gjendje mizerable, ka shkatërruar Shqipërinë   ekonomikisht etj.

“Ne kemi nevojë për politikanë që e duan vendin. Rama duhet të   mbrojë interesin kombëtar, por sheh interesin politik personal. Edi Rama e ka shitur interesin kombëtar disa herë. Të prishësh teatrin është të shesësh interesin kombëtar, të hysh në   bisedime për Kosovën për kufijtë është të shesësh interesin kombëtar, të degdisësh këtë vend në këtë gjendje të rëndë, është   të shesësh interesin kombëtar. Zoti Rama po bën gjithcka për të   mbrojtur vetëm interesat personale”, vlerësoi analisti Zekthi.

SHKARKO APP