Fitim Zekthi në ”TPZ”: SHBA përkrah Lulzim Bashën
Vizita e Gabriel Escobar në Shqipëri dhe takimet që pati i dërguari special i SHBA-së, ka shkundur politikën tonë. Analisti Fitim Zekthi, thotë se është e qartë që SHBA mbështet Lulzim Bashën.
“Unë mendoj se SHBA nuk është se merret vetëm me punët e Shqipërisë.Escobar është zyrtari më i lartë që merret me Shqipërinë, por është i dërguar për cështjet e rajonit. Nuk ka ardhur në rajon të merret me Foltoren, apo Berishën, apo Bashën.
Amerikanët duan që rajoni të futet në BE dhe NATO. Në këtë kuadër, ka ardhur edhe në Shqipëri, për të mbikqyrur politikën amerikanë në rajon. Ata sot përkrahin Bashën si kryetar të PD, e tha që e pret edhe në Washington. Nuk ka ardhur të shpëtojë Lulzim Bashën. Nëse Amerika thotë sot, bëni ç’të doni se nuk merrem me ju, ju garantoj se ne do të vrasim njëri tjetrin, me gurë
Ne e kemi njëlloj frike Amerikën. Nuk e kemi kapacitetin mental të prodhojmë politikë të drejtë dhe të mirë”, tha ndër të tjera Zekthi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.