Fitim Zekthi: Sistemi zgjedhor nuk është shkaku pse manipulohen zgjedhjet, por unë preferoj të përzierin
Analisti, Fitim Zekthi, thotë se kryeministri Rama po bën gjithçka për dështimin e reformës zgjedhore.
Në Rtv Ora, ai deklaroi se paralelisht me këtë, Rama po kujdeset që këtë dështim ta ngecë në dorë opozitës.
Zekthi: Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka që kjo reformë të mos bëhet, që reforma të dështojë por paralelisht po bën gjithçka që faji ti mbetet opozitës se po bën kërkesa të parealizueshme.
Sa i takon sistemit zgjedhor ai nuk e sheh thelbin e problemit pse në vend manipulohen zgjedhjet, por nuk nguron të thotë se vetë ai preferon sistemin e përzier.
Zekthi: Çështja e sistemit do të duhej të zgjidhej por sistemet zgjedhore nuk janë ato problemi real pse në Shqipëri manipulohen zgjedhjet. Ne kemi ndryshuar shumë sisteme.Por në gjykimin tim ky nuk është sistemi më i mirë. Unë do të doja që njerëzit të përfaqësoheshin më drejtëpërdrejtë në parlament, jo në këtë mënyrë. Shqipëria të gjente mënyrën që të kishim disa zona mazhoritare. Të paktën të riktheheshim te sistemi që ishim, ishte më i miri. Sistemet e përziera janë më të mirat. Zona mazhoritare dhe proporcionale. Por sot në Shqipëri problemi kryesor ëhstë prishja e mekanizmit, blerjes së zgjedhjeve.