Fitimi i sistemit bankar – 7.6 mld lekë për pesëmujorin

Rezultati financiar i sistemit bankar shqiptar u rrit më tej gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, rezultati financiar i pesëmujorit ishte pozitiv në vlerën e 7.6 miliardë lekëve. Rezultati financiar është rritur me rreth 1.5 miliardë lekë gjatë muajit maj, megjithatë është ndjeshëm më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për pesëmujorin e vitit të kaluar fitimi i sistemit kishte qenë 8.9 miliardë lekë. Megjithatë, vitin e kaluar rezultati u ndikua shumë nga rënia e provigjioneve për kreditë me probleme dhe pjesërisht edhe nga rimarrja e tyre. Këtë vit kreditë me probleme paraqiten më të stabilizuara dhe efekti i provigjioneve në rezultatin financiar gjithashtu. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se raporti i kredive me probleme në fund të majit ra në 13.3%, ndërsa në gjithë pjesën e parë të këtij viti ka qëndruar pranë këtyre niveleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ardhurat nga interesat gjatë këtij viti janë në nivele të përafërta krahasuar me vitin e kaluar. Sidoqoftë, fakt ngelet se fitimet e sistemit ngelen të përqendruara sidomos tek një numër i vogël bankash me pjesë të lartë tregu. Për pjesën më të madhe të bankave fitimet janë në vlera mjaft të kufizuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?