Fitoi bashkinë e Kavajës, por humbi Këshillin Bashkiak, Fisnik Qosja: I shtri dorën kryeministrit
Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja fitoi garën për kryetar në bashkinë e Kavajës, Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak. Kryetari i ri, Fisnik Qosja, thotë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama që të çojë para projektet për Kavajën.
“Janë qytetarë të Kavajës edhe pse morën këshillin bashkiak. Fryma është që Kavajën ta drejtojnë kavajasit pa ngjyrime politike pasi ka vite që rri në harresë. Kemi marrë një start të mirë dhe do të vazhdojmë para. I shtri dorën kryeministrit. Po ashtu i shtri dorën kryeministrit për projektet në bashkinë e Kavajës”,-tha Qosja.
Edhe pse humbi Bashkinë, Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës. Socialistët kanë mundur të sigurojnë 13 mandate në Këshillin Bashkiak të Kavajës. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 9 vende. Edhe në 4 bashkitë e tjera të qarkut Tiranë, socialistët kanë fituar shumicën në Këshillat Bashkiak.