“Fitoi çdo sfidë në Forcat e Armatosura, por humbi betejën me Covid-19”/ Ndërron jetë gjenerali i njohur. Mesazh ngushëllimi nga ministri i Mbrojtjes
Komandanti i Komandës Mbështetëse, Ndriçim Sallaku ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur në ‘Facebook’, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai ka nderruar jetë në moshën 55-vjecare.
MESAZHI I PELESHIT
Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!