Fitoi mandatin e tretë, Soreca i shkon Bashës në zyrë: Diskutuam për situatën aktuale politike

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka takuar sot kryedemokratin Lulzim Basha,.

Soreca përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Twitter”, shprehet se në këtë takim kanë diskutuar në lidhje me situatën politike në vend.

Ndër të tjera, diplomati europian thekson se në këtë takim është diskutuar dhe në lidhje me hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit në BE.

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i ri i PD-së u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të rradhës në procesin e integrimit të Bashkimit Evropian të Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Me 32 mijë e 882 vota Lulzim Basha është certifikuar për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike.

Procesi zgjedhor për kreun e selisë blu është zhvilluar mes debateve ku rivalët e kanë akuzuar Bashën për garë të pa drejtë dhe manipulime.

Por pavarësisht këtyre, Lulzim Basha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga foltorja e selisë blu falënderoi të gjithë demokratët për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke deklaruar se demokratët nën drejtimin e tij nuk do të dorëzohen kurrë.

Basha shprehu mirënjohjen e tij edhe për tre kandidatët e tjerë, që siç tha ai, e bënë këtë garë në PD një garë të vërtetë.

SHKARKO APP