Fitoi mandatin në Elbasan, Flutura Açka: Falenderoj çdo familje që më hapi derën

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Elbasan e cila ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u futur në Kuvend ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Açka falenderon çdo familje që i ka hapur derën gjatë kësaj fushate dhe të gjithë ata që e kanë votëbesuar duke theksuar se është prekur nga mirësia e tyre.

“N’Elbasan, ku edhe mureve mbijnë gojasllanë. Falenderoj çdo familje që më hapi derën, çdokënd që më ndali në rrugë, çdosecilin që më besoj votën, një për një vajzat e djemtë, burrat e përkushtuar e zonjat fisnike demokratë e qytetarë të paparti, me të cilat punova në këto javë kaq të rëndësishme. Jam e prekur nga mirësia dhe përkoria e tyre.

Ndava me ta një nga ndërkohët më tē rëndësishme të jetës sime dhe do të kem nderin të vazhdoj me ta miqësinë time politike, por që është tani tejet njerezore”, shkruan Açka.

SHKARKO APP