Fiton Kokëdhima mbi Ruçin për Kongresin

 

Po del fjala e Kokëdhimës. Partia Socialiste duket se po shkon drejt shtyrjes së Kongresit, që sipas vendimit të Asamblesë duhet të mbahet në janar. Shkak për këtë është mospërmbushja e planit të përcaktuar nga Asambleja. “Riorganizimi i PS me zgjedhjen e drejtuesve të strukturave apo krerëve të degëve dhe shtimi i anëtarësisë nuk po ecën sipas planit të përcaktuar nga Asambleja”, shkruan gazeta Shqip. Duke iu referuar disa zyrtarëve të PS, kjo e përditshme shkruan se Kongresi do të shtyhet për në muajin shkurt apo në mars. Shtyrjen e kishte kërkuar edhe koordinatori i jugut, deputeti Koço Kokëdhima, kërkesë kjo që u prit me kritika të forta nga kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi. “Kush je ti që kërkon të dalësh mbi vendimet e Asamblesë”, u shpreh Ruçi gjatë një mbledhje në PS kur Kokëdhima shprehu për herë të parë planin për shtyrjen e Kongresit. Por mesa duket, plani i Kokëdhimës po shkon drejt realizimit. 

SHKARKO APP