Fiton Mynyr Koni si rektor i Universitetit të Tiranës

Zgjedhjet për 14 rektorë, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh në të gjitha Universitetet e vendit janë drejt përfundimit dhe shpalljes së fituesve.

TIRANË- Profesor Mynyr Koni është dhe fituesi i zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, duke marrë 460 vota nga ana e stafeve pedagogjike, ndërsa kundërshtarja e tij, Klodeta Dibra arriti të marrë 243 vota. Koni do të jetë rektori i ri i UT, duke zëvendësuar Dhori Kulen.

ELBASAN Fitues i Universitetit të Elbasanit për postin e rektorit u shpall kandidati i vetëm Skënder Topi.

Swiss Digital Desktop Reklama

KORÇË Rektor është shpallur Ali Jashari me 78 vota kundrejt kandidatit tjeter Lorenc Konomi i cili mori vetem 68 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Universiteti Politeknik, Andrea Maliqari fiton me votat e pedagogëve në garën për Rektor.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike është shpallur fitues Ligoraq Nikolla, bashkëshorti i ministres së arsimit, Lindita Nikolla.

Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë zgjidhet Jorgaq Kacani
Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit zgjidhet Vladi Koliqi
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike zgjidhet Ligoraq Nikolla
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit zgjidhet Gëzim Hasko
Dekan i Fakultetit të Gjeologji-Minierave zgjidhet Vasil Jorgji
Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencave zgjidhet Fatos Hoxha

UNIVERSITETI I ELBASANIT, SKËNDER TOPI ZGJIDHET REKTOR
Ndërkaq në Elbasan ka përfunduar numërimi dhe rektor është zgjedhur profesor Skënder Topi, i cili ishte edhe kandidati i vetëm. Mësohet se Topi ka fituar 92% të votave.

Pjesmarrja

Në fakultetin Ekonomik kanë marrë pjesë 99%

Fakulteti i Drejtësië 97%

Instituti i Fizkës Bërthamore 100%

Shkencat sociale 94.8%

Shkencat e natyrës 99%

Filiali Kukës 100%

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?