Fitore në 50 bashki, Rama: Nis turin e falënderimeve nga Shkodra, qyteti më i bekuar nga Zoti

Në konferencën e parë me gazetarët pas zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama thotë se ndodhet shumë i vogël përballë kësaj fitoreje. Po ashtu kreu i qeverisë tha se do nisë turin e falënderimeve nga Shkodra, bastioni i PD-së që e thyen për herë të parë në histori.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar. Vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo.

E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekur nga zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë. Nuk dua ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me dimension politik të imponuar nga hijet e sëshkuarës që tentuan ta tërhiqnin këtë vend mbrapa dhe i shikon këto zgjedhje si aksion revolucionar si përmbysje ndaj qeverisë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?