Fitorja e Fredi Belerit, IKMT dhe policia rrethojnë hotelin e numëruesit të votave
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në Dhërmi.
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve pasi Fredi Beleri u shpall fitues, është rrethuar hoteli i Fjorentin Belit, ky i fundit ka qenë numërues i votave në fshatin Kudhes në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Zonë ku edhe u vendos fitorja e Belerit. Ndërkohë pas mbërritjes së punonjësve të IKMT, efektivëve ka filluar dhe hapja e vrimave për vendosjen e eksplozivit.
Fjorentin Belit njihet edhe si një mbështetës i Fredi Belerit si dhe anëtar i komisionit në KZAZ nr 88, ndërkohë që pronarët e kanë quajtur si një vendim politik për shkak të këtij angazhimi.