Fitorja e LVV/Deputetja Topi: Forca e sovranit vendos. Era e ndryshimit të madh po vjen edhe në Shqipëri
Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë treguan se sovrani vendos për qeverisjen e vendit, dhe frymën e ndryshimit të ndryshimit, sipas deputetes Suzana Topi, do ta shohim edhe më 25 prill në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Përmes një postimi në facebook, teksa ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren, deputetja thekson edhe se ”Fitorja e thellë historike e Vetëvendosjes, dēshmoi forcën e sovranit drejt ndryshimit të madh për të ardhmen e Kosovës”.
Postimi i plotë
Kosova shëmbulli i shkëlqyer për mbajtjen e procesit zgjedhor, model i demokracisë. Pas 3 orësh nga mbyllja e votimit dalin rezultatet zgjedhore.
Fitorja e thellë historike e Vetëvendosjes, dēshmoi forcën e sovranit drejt ndryshimit të madh për të ardhmen e Kosovës.
Urime Z. Albin Kurti dhe Znj. Vjosa Osmani! Era e ndryshimit të madh po vjen edhe në Shqipëri.