Fitorja e PSG-së i “vë” zjarrin Parisit, bilanci, dy të vdekur, 559 persona të arrestuar në përleshjet me policinë
Një person është vrarë në Francën jugore mes festimeve për fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Inter Milan në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, tha sot policia franceze.
”I riu u godit me thikë për vdekje në qytetin Dax, në jug të Bordeaux, ndërsa një turmë njerëzish po festonte fitoren në Mynih”, sipas një zëdhënëseje të policisë.
Rrethanat e sakta të incidentit mbetën fillimisht të paqarta.
Ministria e Brendshme raportoi një vdekje të dytë gjatë festimeve.
Sipas medieve lokale, një grua në një skuter u godit nga tifozët me një makinë në Paris dhe vdiq.
Në të gjithë Francën, rreth 192 persona u plagosën, përfshirë 22 forca sigurie dhe shtatë zjarrfikës gjatë përleshjeve që ndodhën mes festimeve, sipas një vlerësimi paraprak nga ministria.
Të paktën 559 persona u arrestuan gjatë trazirave gjatë natës, shumica e tyre në Paris.
Diku tjetër në Francë, një makinë u përplas me një turmë njerëzish në qytetin lindor të Grenoble të shtunën në mbrëmje.
Policia ka thënë se po e trajton incidentin si një aksident, me katër anëtarë të së njëjtës familje të plagosur, dy prej të cilëve rëndë.
Fillimisht policia nuk dha shifra të mëtejshme mbi numrin e personave të plagosur në lidhje me festimet e Ligës së Kampionëve.
PSG fitoi finalen e Ligës së Kampionëve 5-0 kundër Interit./ a.jor.
KOHA JONË SONDAZH

