Fitorja e Vuçiç pa opozitë, Islami: Fantazmat e autoritarizmit
Politikani Kastriot Islami e ka parë me sy kritik, fitoren e Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Islami ka dhënë këtë argument në një koment që ka bërë sot në Facebook.
“Zhvillohen zgjedhjet në Serbi…Pjesëmarrja, rreth 48 %. Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje. Vuçiç fiton 180 mandate nga 250, pra 72% te parlamentit. Aleati i tij, Ministri i Jashtëm Daçiç, merr 30 mandate. Së bashku kanë 210 mandate ose 84% të parlamentit…
Shtrohet pyetja: A mund të jetë e shëndetshme demokracia dhe funksional pluralizimi kur aleanca qeverisëse fiton 84% të parlamentit dhe opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?!
Fantazmat e “autoritarizimit” antidemokratik dhe armiqësor të pluralizimit, 30 vjet pas ndryshimeve të ’90-ës, fatkeqësisht prej disa kohëssh, kanë filluar të qarkullojnë intensivisht në vendet e Ballkanit Perëndimor”,- deklaron Islami.