Fituesi i Nobelit viziton anëtarët e MEK-ut në Shqipëri dhe takohet me Maryam Rajavi

Më 26 qershor, Richard J. Roberts, fituesi i Çmimit Nobel për Fiziologjinë ose Mjekësinë 1993 vizitoi Ashraf-3 dhe u takua me Presidenten e zgjedhur të NCRI, Maryam Rajavi. Roberts mori pjesë gjithashtu në një takim me anëtarët e Rezistencës Iraniane dhe mbajti një fjalim të shkurtër por prekës.

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi tha se ata dhe populli iranian do ta kujtojmë këtë vizitë për shkak mbështetjes për kryengritjet e popullit iranian për liri.

”Veçanërisht për shkak të mbrojtjes suaj të sinqertë dhe të përzemërt të MEK-ut në Ashraf dhe Camp Liberty gjatë shtatë viteve, nga 2009 deri në 2016, ku 150 anëtarë të MEK u vranë dhe afro 1,500 u plagosën në shtatë gjakderdhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga sulmi i parë e deri më sot, ju jeni ngritur 22 herë në mbështetje të luftëtarëve të lirisë së Iranit dhe protestave të popullit iranian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në korrik 2021, ju dhe 20 kolegët tuaj i shkruat një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së duke bërë thirrje për formimin e një misioni faktmbledhës për të hetuar masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë. Në këtë letër, ju nënvizoni rolin e presidentit të regjimit, Ebrahim Raisi, në kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Mbështetja juaj për luftën e popullit iranian për liri është mjaft e paçmueshme”,-tha Rajavi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?