Fituesit e “Connected Europe” realizuan udhëtimin e ëndrrave mundësuar nga Telekom

 

                  

Dy çiftet e fundit fitues realizuan gjatë fundjavës udhëtimin e ëndrrave mundësuar nga Telekom Albania. Si pjesë e fushatës “Connected Europe” që nisi rreth tre muaj më parë, dy fituesit udhëtuan në çift drejt Greqisë dhe Hollandës. Fituesit patën mundësinë e artë të zgjidhnin shtetin që dëshironin të vizitonin si edhe personin më të cilin preferonin të shijonin këtë eksperiencë.

I gjithë publiku pati mundësi të aplikojë në faqen zyrtare të Telekom Albania gjatë muajit korrik. Të gjithë përdoruesit e Facebook mund të zgjidhnin eksperiencën që dëshironin të përjetonin dhe natyrisht personin me të cilin do të donin t`i ndanin çastet e paharruara, duke aksesuar aplikacionin “Connected Europe”.

Një guidë posaçërisht për fituesit u përgatit nga Telekom në mënyrë që të përjetojnë udhëtimin e ëndrrave në shtetet që kanë zgjedhur. Fituesit që u bënë pjesë e saj gjatë fundjavës janë: Ilda Dema, Besnik Dema, Arziko Panajoti dhe Fjordi Panajoti, të cilët vizituan Athinën dhe Amsterdamin.

Arziko u shpreh: “Jam shumë e lumtur që Telekom Albania na ofroi një mundësi të tillë,sidomos për mua që ishte hera e parë që udhëtova jashtë Shqipërisë. U kënaqa kaq shumë në këtë udhëtim pasi Amsterdami ishte fantastik”.

Ndërsa Ilda që kishte zgjedhur Greqinë si destinacionin e saj të preferuar u shpreh: “Me sinqeritet që u kënaqëm me udhëtimin në Athinë. Ju falenderojmë për mundësinë, për korrektësinë në zbatimin e programit që na u dha paraprakisht. Faleminderit Telekom!”

Shumë fitues kanë vizituar përgjatë këtyre muajve shtete të ndryshme si: Kroacia, Mali i Zi, Polonia, Austria apo Hungaria. Një pjesë e mirë e tyre e kanë shijuar këtë eksperiencë duke u kthyer të surprizuar dhe të çlodhur. Ndërsa disa të tjerë morën pjesë në koncertet live të Electronic Beats në disa kryeqytete europiane. Secili prej tyre ka përfituar falas udhëtimin për tre ditë dhe qëndrimin. E gjithë përzgjedhja e fituesve të “Connected Europe” është bërë në mënyrë elektronike, bazuar në një algoritëm me përzgjedhje rastësore.

Telekom Albania, si pjesë e familjes Deutsche Telekom do të vazhdojë me projekte qe e bëjnë publikun shqiptar të ndihet pjesë e rrjetit që lidh Europën.

SHKARKO APP