Fituesit e konkursit të Telekom Albania vizitojnë Vjenën

Tre çiftet fituese të konkursit të organizuar nga Telekom Albania janë nisur të premten drejt Vjenës në një udhëtim dhuratë prej kompanisë. Aplikimet u pranuan në faqen zyrtare të Telekom Albania në Facebook nga i gjithë publiku. Kompania ka rezervuar për ta një qëndrim tre ditor në një nga qytetet më të bukura europiane, Vjenën. Gjatë këtij udhëtimi ata do të ndjekin një axhendë argëtuese me vizita në vendet më të njohura të qytetit ku do të qëndrojnë.

Gjashtë fituesit janë adhurues të muzikës së bukur dhe gjatë këtyre ditëve Telekom iu mundëson gjithashtu një takim ekskluziv me këngëtaren e njohur Carly Rae Jepsen në turin e saj në Europë. Një prej hiteve të saj të njohur në të gjithë botën është “Call Me Maybe”, pjesë e aplikacionit muzikor Deezer me mbi 35 milion këngë. Tre çiftet fituese që do të udhëtojnë janë: Herget Brahimllari, Ardit Ruçi, Roland Lasku, Klejdi Lasku, Dritan Shaba dhe Denisa Shaba. Një prej fituesve Hergert Brahimllari u shpreh se “Ndihem shumë i lumtur dhe i surprizuar që fitova këtë udhëtim. Falenderoj shumë Telekom Albania dhe do të vazhdoj të jem abonent besnik i kësaj kompanie”. Ndërsa Roland Lasku u shpreh se “Nuk kam marrë asnjëherë si dhuratë një udhëtim dhe kjo e bën shumë të veçantë. Vëllai do më shoqërojë dhe ndihemi shumë të lumtur që po përjetojmë një eksperiencë të tillë". Ashtu siç ishte lajmëruar, përzgjedhja e fituesve është bërë në mënyrë elektronike, bazuar në një algoritëm me përzgjedhje rastësore. Telekom Albania, si pjesë e familjes së Deutshe Telekom, do të vazhdojë të ofrojë mundësi të shumta për publikun, në mënyrë që secili të ndihet pjesë e rrjetit që i lidh me Europën. Telekom i shpërblen abonentët e saj në mënyrë të vazhdueshme për besnikërinë e tyre ndaj kompanisë.

SHKARKO APP