Fjala e një të arrestuari që trondit sallën

Fjala e Lulzim Popës, babait të 4 fëmijëve, njërit prej të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit, ka prekur sallën e gjyqit me qetësinë e saj, me kthjelltësinë e mendimit, me dëshpërimin që ka shpalosur.

Popa – gjykatëses: :”Ne populli kuksin, hasian, tropojan, kosovar dhe gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur Rrugën e Kombit. Ajo është rruga e shqiptarëve. Ajo është rruga e shqiptarëve, jona. Ne nuk kemi vënë barriera atje, barrierën na e vuri shteti: taksa, tatime, aty ku nuk kishte më për t’i përballuar. Në vendin tonë duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar: me taksa, me tatime dhe po na del shpirti, s’kemi ku ta çojmë më tepër.

Në vendin tonë duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar: me taksa, me tatime dhe po na del shpirti, s’kemi ku ta çojmë më tepër. S’kemi ku të shkojmë më tepër!

Swiss Digital Desktop Reklama

Mënyra si na kanë marrë…Nuk na kanë marrë si qytetarët shqiptarë. Unë kam rritur katër fëmijë dhe nuk kam pasur kurrë në jetën time ndonjë proces kriminal. Ne na kanë marrë si kriminelë. Kanë ardhur e kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar…Kam pasur nusen e djalit aty, shtatzanë

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?