Fjala e Ramës në Samit, Sali Berisha: U shkrua në zyrën e Lavrov, gjuhë lufte
Sali Berisha thotë se fjalimi i kryeministrit Edi Rama që mbajti në Samitin e BE-së në Bruksel është shkruar në zyrën e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Sipas tij, fjalori që ka përdorur Rama ndaj Bullgarisë është ai i një lufte të ftohtë.
”Varësia nga Vuçiç, fjala e tij ishte e shkruar në Beograd, ndoshta në zyrën e Lavrovit. Nuk mundet kurrë një udhëheqës i një vendi të lirë, të përdorë një fjalor të tillë fyes ndaj udhëheqësve të BE-së dhe ndaj një vendi mik si Bullgaria. Fjalori ka qenë tipik i vendeve komuniste gjatë Luftës së Ftohtë.
Nuk mund të them se prodhohet në atë formë në Beograd, por në zyrën e Lavrovit. Rama shkoi në Bruksel si përfaqësues ose si vasal i Vuçiçit. Rama foli disa herë më shumë për Serbinë se për Shqipërinë. Rama si një vasal zgjodhi t’i japë leksion udhëheqjes së BE-së. Kërkoi të mos sulmonin, e të mos i bënin presion Serbisë, duke shtuar se e kanë dënuar Rusinë”.