Fjala ”O qorr” vrau policin
”O qorr”, është fjala që vrau policin Çaush Saliasi nga kolegu i tij Ludian Zaimi. Vrasja ndodhi mbrëmjen e së hënës, pak minuta para se efektivët të merrnin turnin e tretë të shërbimit, në Komisariatin nr 3 në Tiranë. Dy kolegët patrullonin bashkë gjatë shërbimit.
Ata po prisnin ndarjen e zonave, ku u përplasen verbalisht. 25-vjeçari nxori armën e shërbimit dhe qëlloi me 6 plumba, ku për pasojë 55-vjeçari gjeti vdekjen.
I riu tha se ishte vazhdimisht nën presion nga kolegu i tij. Ata prej kohësh kishin përplasje dhe debate, por këto konflikte asnjëherë nuk ishin përcjellë tek eprorët. Polici 25-vjeçar shtoi se ndihej i bullizuar nga kolegu i tij. duke i thënë shpesh “o qorr”. Autori kishte 1 vit e gjysmë në radhët e policisë, ndërsa viktima kishte 25 vite karrierë.
Një pikëpyetje ngrihet nëse i riu kishte probleme të shëndetit mendor, por ky version ende nuk është konfirmuar nga policia, edhe pse burime theksojnë se merrte ilaçe për depresionin. Ludian Zaimi njihej si person i qetë dhe i mbyllur me kolegët e tjerë. Ndaj është komunikuar akuza e vrasjes me dashje.
Komisariatet në vend janë kthyer një vend vdekje, kujtojmë këtu vetëvrasjen e të riut në Kavajë, edhe pse familja akuzon Policinë e Shtetit, si edhe ngjarjen në Kamëz. /R.SH/
KOHA JONË SONDAZH

