Fjalët e fundit të Mentor Lufit para ekzekutimit

 

“Më vranë, ore më vranë, ooo më shpëtoni!” Këto janë fjalët që Mentor Lufi ka thënë në momentin që është gjendur nën breshërinë e plumbave të Besnik Sulkut dhe shtetasit italian Savaltore Lettizio. Një roje private e ka dëgjuar duke bërtitur 39 –vjeçarin. Ai ka treguar për median se pasi e kanë qëlluar, Lufi ka kërkuar ndihmë dhe para se të ndërronte jetë ka thënë disa fjalë për babain e tij: “O ba, të lashë vetë, o ç’më bënë o ba, më vranë”. Në atentat mbeti i vrarë edhe miku i tij, Gerti Goxha 33 vjeç dhe atentatori Besnik Sulku 34 vjeç, i cili u qëllua nga dy nipërit e Lufit që gjendeshin në një makinë tjetër pas asaj të xhaxhait të tyre. Italiani Lettizio ishte mik i atentatorit të mbetur të vrarë dhe dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Në portofolin e tij u gjet një foto e Mentor Lufit, që duket se ka qenë edhe shenjestra e atentatit. Shkaqet e kësaj përplasje me armë që la 3 të vdekur në mes të Tiranës, nuk janë ende të qarta.  

SHKARKO APP