Fjalimet pafund në fushatë, Rama vë në gjumë edhe Gramoz Ruçin (foto)
Fushata elektorale ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa Kreu i PS Edi Rama, ka takuar elektoratin e tij në Fier.
Rama ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, që po e përdor për fushatën elektorale, ka mbajtur një fjalim në një takim me biznesin dhe më pas edhe me mbështetësit e tij.
E ndërsa shpesh thumbon kreun demokrat Lulzim Basha, për të cilin thotë se fle gjumë, duket se Rama me fjalimet e tij, ve në gjumë edhe socialistët.
Këtë rradhë duket se Gramoz Ruçi, ka preferuar të marrë një sy gjumë, ndërsa Rama mbante fjalimin e rradhës. Nuk dihet nëse dremitja i ka ardhur nga lodhja, apo nga përrallat e Ramës, por shoku Gramoz është fiksuar duke fjetur, i ulur në karrige.
/boldnews